Availability: In Stock

Valixhja

SKU: 9789928373335

1,000L

Category:

Përshkrim

Zëri rrëfyes i romanit “Valixhja”, Sergei Dovlatov, homonim i autorit, është i detyruar të emigrojë nga Bashkimi Sovjetik. Me vete i lejohet të marrë vetëm një valixhe, të cilën më pas e fut në një skutë të shtëpisë dhe ia harron përmbatjen dhe ekzistencën. Vite më vonë, valixhja rikthehet aksidentalisht në vëmendjen e tij. Duke nxjerrë një sërë objektesh prej saj – një palë çorape sintetike, një palë këpucë, një kostum a një pallto të vjetër – Dovlatovi tregon se si i ra në dorë çdo objekt, duke treguar kështu edhe historinë e tij në periudhën e rrënimit të Bashkimit Sovjetik.
I shkruar me fjali të shkurtra e dialogë të tkurrur në maksimum, romani “Valixhja” përshkruan kohë të zymta me ironi therëse, por çdo personazh, duke përfshirë vetë rrëfyesin, paraqitet me dinjitetin më të lartë e me njerëzillëkun më të pashembullt. Ngjarjet e përshkruara, personazhet që zbulohen nga rrëfimi, shumëkujt ka të ngjarë t’i evokojë përvojën e kapërcyellit midis dy sistemeve në Shqipëri, fytyra të para dhe situata të jetuara, me të njëjtat shpresa, të njëjtat dështime, të njëjtat iluzione të zhgënjyera.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

147

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Pesha

Website Stock

Short Description
Rafti #

6/1

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Valixhja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *