Përshkrim

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut’ha, “martesë për kënaqësi” ose “martesa e përkohshme”.

Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit.

Sekti islamik i Sunni – t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë…

Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. “Bebe që vijnë për të lindur bebe”, kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar.

Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t’u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit.

Komente mbi librin
“Një udhëtim i trishtueshëm dhe këmbëngulës me princeshën Sulltana, për të fokusuar të gjitha padrejtësitë që bëhen ndaj grave, ndaj kësaj shtrese shoqërore të sakrifikuar e të pambrojtur… Princesha Sulltana ka lënë gjurmë të thella në vetëdijen time, më jep shpresë dhe më le të kuptoj se gjithmonë duhet gjetur një mundësi për të shmangur dhunën dhe denoncuar dhunën. “Vajzat e princeshës Sulltana” është një apologji kundër dhunës ndaj grave.”

New York Times

“Drama në këtë vepër thellësisht tronditëse luhet brenda një harku kohor të përcaktuar dhe një territori gjeografik konkret. Kjo vepër magjepsëse është një skaner tronditës mbi relievin e një vendi me pasuri përrallore e diferenca kulturore ekstreme. Pasi mbaron së lexuari këtë, kupton se ke udhëtuar paralelisht me një ëndërr të frikshme dhune.”

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Nr i faqeve

335

Short Description
Rafti #

2/2

Pesha

Website Stock