Availability: In Stock

Vagabondi

SKU: 9789994344796

1,100L

Category:

Përshkrim

Tomasi i Huktonit, pasi i mbijeton betejës së Kresisë, ngarkohet nga mbreti i tij me misionin e rëndësishëm për të kërkuar e zbuluar më shumë rreth reliktit të çuditshëm të trashëguar nga i ati. Thuhej se ky relikt kishte lidhje me Gralin e Shenjtë. Por, Tomasi nuk është personi i vetëm që interesohet për të, janë edhe rivalët e tij, që nuk do të stepeshin para asgjëje.

Tashmë, zotërues i këtij sekreti, ai përbën, në të njëjtën kohë, edhe një rrezik tepër serioz për armikun dhe kushëririn e tij, të pakapshmin Gi Veksil. Ende mbetet mister pse ishte vetëm Anglia që rreshtonte në formacionet e luftimit skuadra harkëtarësh të pajisur me armë të tilla vdekjeprurëse, që u bënë, në fakt, padronë të pakundërshtueshëm të fushave të betejave në gjithë Europën, por përgjigjia më e pranueshme e kësaj pyetjeje është se mjeshtëria e shigjetarisë me hark të gjatë ishte një pasion kulminant i anglezëve, që e praktikonin këtë si sport në qindra fshatra. Madje, erdhi një kohë kur ushtrimi me këtë lloj harku u bë i detyrueshëm me ligj, ndoshta se edhe entuziazmi kishte filluar të fashitej.

Komente mbi librin
“Një vepër tepër mbresëlënëse, me zhvillime të vrullshme, luftë e tortura, dashuri, fitore e disfata.”

The Times

“Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm… Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik.”

Daily Mail

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

565

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

3/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vagabondi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *