Availability: In Stock

Udhetimi i cuditshem i nje sendi te humbur

SKU: 9789928217523

850L

Category:

Përshkrim

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t’u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.

Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t’ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye kurrë. Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit. Në sy një trishtim i thellë.

I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin. Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet.

E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t’i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur.

Kjo është historia e një djali që ka harruar ç’do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori e paharrueshme, që do të vizatojë një buzëqeshje në zemrat tona.

Komente mbi librin
“Një libër që, si një ëndërr, ju fton të humbisni, për të rigjetur veten.”

Chiara Gamberale

“Debutimi i një shkrimtari italian, që tashmë është një rast editorial.”

Publishers Weekly

“Me një ritëm prej ëndërrimtari, Salvatore Basile rrëfen butësinë e pathyeshme të takimit plotë dritë të dy të vetmuarve.”

Giancarlo De Cataldo

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

288

Shkrimtarët

Shtëpia botuese

Short Description
Rafti #

1/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Udhetimi i cuditshem i nje sendi te humbur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *