Availability: In Stock

Udhetim ne Europen Lindore

SKU: 9789928226174

1,000L

Përshkrim

Për herë të parë në Shqipëri, në një botim ekskluziv, kronika e udhëtimeve të një Gabriel García Márquez – i në moshë të re në vendet socialiste. Një reportazh po aq i jashtëzakonshëm sa “Rrëfimi i një anijehumburi”.

“Udhëtim në Europën Lindore” është kronika – dëshmi e udhëtimit të Gabriel García Márquez – it në rininë e tij në vendet socialiste gjatë viteve pesëdhjetë. Në faqet e tij lexuesi do të gjejë, krahas vrojtimeve të shokëve të rrugës, një analizë të mprehtë ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale dhe politike të kohës.

Udhëtimi në enklavën socialiste fillon me Gjermaninë Lindore dhe vazhdon me Çekosllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe ish – Bashkimin Sovjetik. Aty, ai do të përpiqet të zbulojë fytyrën e vërtetë të komunizmit të realizuar sipas ideve të Leninit: një regjim kafkian që thuajse nuk vihet në pikëpyetje nga një popull i trembur që duket se i nënshtrohet fatit të vet.

I shkruar dhe i botuar pjesë – pjesë në të njëjtën kohë me të famshmin “Rrëfim i një anijehumburi”, ky reportazh përbën një tjetër shembull të paçmueshëm pune të vështirë hulumtuese, rigoroziteti historik dhe besnikërie ndaj fakteve të rrëfyera, shtylla të çdo gazetarie cilësore.

Me mjeshtërinë e tij letrare të padiskutueshme, Gabriel García Márquez – i dëshmon edhe një herë prirjen e tij më të thellë: kënaqësinë për të rrëfyer një histori të mirë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

116

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/5

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Udhetim ne Europen Lindore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *