Availability: In Stock

Truri i femijeve u shpjegohet prinderve

Autor: Alvaro Bilbao
SKU: 9789928341679

1,300L

Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.

Përshkrim

Në gjashtë vitet e parë të jetës, truri i fëmijës ka një potencial të cilin nuk do ta ketë më. Kjo nuk do të thotë se duhet të përpiqemi që t’i bëjmë fëmijët e vegjël gjeni, sepse kjo, jo vetëm që është e pamundur, por edhe për faktin se një tru që zhvillohet nën trysni mund të humbasë gjatë rrugës një pjesë të thelbit të tij.

VLERËSIME

“I domosdoshëm. Një mjet thelbësor që prindërit të njohin e të nxitin një zhvillim trunor të ekuilibruar dhe ku ne, profesionistët, mund të mbështetim punën tonë për këshillimin e prindërve”.

– LUCÍA ZUMÁRRAGA, neuropsikologe për fëmijë, drejtore e NeuroPed

“I domosdoshëm. Një libër që na ndihmon t’i kuptojmë fëmijët tanë dhe që ofron mjete praktike duke na orientuar në sfidën e madhe të të qenit prindër. E gjithë kjo mbështetur në një bazë të fortë shkencore por e shpjeguar në mënyrë tërheqëse dhe të kuptueshme”.

– ISHTAR ESPEJO, drejtore e Fundacion Aladina dhe nënë e dy fëmijëve

“Një libër i qartë, i thellë dhe i këndshëm që të gjithë të rriturit duhet ta lexojnë”.

– JAVIER ORTIGOSA PEROCHENA, psikoterapeut dhe themelues i Institutit të Ndërveprimit

“100% i rekomandueshëm. Dhurata më e mirë që një prind mund t’u bëjë fëmijëve të tij.”

– ANA AZKOITIA, pedagoge e psikologjisë, mësuese dhe nënë e dy vajzave

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

316

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Truri i femijeve u shpjegohet prinderve”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *