Availability: In Stock

Trendafili i mesnates

Autor: Lucinda Riley
SKU: 9789928366108

1,400L

Afresk i mrekullueshëm i një kulture fantastike… një ndërthurje e shkëlqyer dhe zemërthyese që na bën të ëndërrojmë, të duam, të qajmë por mbi të gjitha të shpresojmë… një personazh unik që na magjeps. Një grua qindvjeçare që shkon përtej jetës, perfaqeson një dashuri që shkon përtej vdekjes….

1 stok

Category:

Përshkrim

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.
INDI, Darjeeling. Anahita Çavani mbush njëqind vjeçe dhe, megjithëse familja po mblidhet për të festuar, ajo është kredhur në një re trishtimi. S’ka ditë që të mos mendojë për të birin, që të gjithë e pandehin të vdekur qysh fëmijë. Vetëm se instinkti i saj i hollë i thotë të kundërtën. Ndaj dhe i dorëzon Arit, stërnipit, një dorëshkrim, ku ka rrëfyer historinë e jetës, me shpresën se djaloshi do të zbulojë atë që ka ndodhur në të vërtetë.
ANGLI, Dartmoor. Aktorja e famshme bukuroshe amerikane Rebeka Bredli gjendet në Astbury Hall, një kështjellë e lashtë, e zgjedhur si shesh xhirimi për filmin e saj të ri. Lordi Estbëri, pronari i kështjellës dhe i pronës përreth, tip i mbyllur dhe i tërhequr, shfaq një mirësjellje të tepruar ndaj aktores dhe këmbëngul se ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me gjyshen e tij Violetë…
Do të jenë udhëtimi i Arit drejt Anglisë dhe takimi me Rebekën, që do të hedhin një dritë të re rreth periudhës angleze të Anahitës gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një dashurie të trazuar të përjetuar pikërisht në Astbury Hall.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

602

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/1

Pesha

Website Stock