Përshkrim
Tani që Pitilushja u rrit, ajo do që t’i tregojë dhe t’i tregojnë. Siç do edhe çdo fëmije që ka mbushur 6 vjeç dhe do të lexojë këtë libër që është për fëmijë mbi 6 vjeç.Rudina dhe Alana sollën historitë që u kanë ndodhur atyre, gjatë 2020-ës. Ilustrimet u krijuan nga të vegjlit, Alana, Johani dhe Edi nga Londra, Emi, Pati, Sara, Sibora, Sofi, Krista dhe Johani nga Tirana.
Por çdo fëmijë ka një vend në këtë libër. Një faqe bosh është për ty dhe vizatimin tënd.Sepse kjo është këshilla më e mirë për çdokënd: Uluni dhe shkruani çdo gjë që ju ka ndodhur këtë vit. Me shkronja, ose ngjyra. 2020 ndodh një herë në 100 vjet. Dhe ne ishim dëshmitarë.
Në të vërtetë ajo nuk dëshiron më që ta quaj Pitilushe. Nuk dëshiron më as ta puth kur e përcjell për në klasë.
“Mos dil nga makina” – më thotë ndërsa ikën tup-tup-tup drejt e te termometri në ballë, te hyrja e shkollës. Kur sigurohem që kalon, largohem dhe unë. Ky viti 2020 vjen një herë në 100 vjet ndaj disa nga historitë që më kanë ndodhur mua dhe Pitilushes këtë vit do t’i ndaj me ju sepse kanë ndodhur në një kohë të rrallë. Kjo është diçka që ia këshilloj çdokujt prej jush: uluni dhe shkruani çdo gjë që ju ka ndodhur këtë vit.