Availability: In Stock

Todo modo & Konteksti

SKU: 01958

750L

Category:

Përshkrim

I botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Sciascias. Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që “jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë”, por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.

Nga këtu e më tej ngjarja fillon e trazohet, dhe dyshimi, aluzionet dhe gjaku dominojnë qytezën e botës siciliane. I gjithë arti i Sciascias shpaloset në ngatërresën dhe zgjidhjen, hap pas hapi, të këtij lëmshi. Askush nuk i shpëton këtij labirinti dhe në fund të fundit, ai që do të humbasë aty është pikërisht njeriu i painteresuar, vëzhguesi i kthjellët, i cili, sa më shumë heton, aq më shumë “ndihet moralisht dhe sensualisht i pleksur e i ngatërruar në diçka të dyshimtë e të papërcaktueshme”.

Komente mbi librin
“Çfarë është Mafia? Çfarë është Siçilia? Kur bëhet fjalë për eksplorimin e këtij ferri të veçantë… Sciascia është një vëzhgues i përsosur.”

Gore Vidal

“Sciascia zhvillon një lloj të veçantë të romanit artistik të krimit… ku intrigat dhe korrupsioni pushtojnë shoqërinë.”

New York Times

“… U detyrova nga mësuesja ta lexoja këtë libër, por ishte me të vërtetë i bukur… rrallë më ndodh që të më pëlqejnë librat që rekomandohen në shkollë, por ky ishte ndryshe. Ua këshilloj të gjithëve ta lexojnë…”

Nxënëse

Mbi autorin
Shkrimtari italian Leonardo Sciascia (1921 – 1989) konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të shekullit të XX – të. Debutimi i tij letrar është më 1950. Ndër veprat e tij më të njohura, të botuara në dhjetëra gjuhë, përmendim: Famullitë e Regalperës, Dyer të hapura, Këshilli i Egjiptit, Vdekja e inkuizitorit, Konteksti, Todo Modo, Secilit hakun, Dita e kukuvajkës, Dajat nga Amerika, Stendali dhe Sicilia, Shtriga dhe kapiteni, Alfabeti pirandelian etj.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

222

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Todo modo & Konteksti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *