Availability: In Stock

Financieri

SKU: 9789994363346

1,400L

Category:

Përshkrim

Me “Triologjinë e Dëshirave”, ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.Triologjia: “Financieri”, “Titani” dhe “Stoiku” konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij.

Kur në qarkullim doli romani “Financieri” u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko – sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t’u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane.

Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë , kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

678

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Rafti #

2/2

Pesha

Website Stock

Short Description

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Financieri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *