Ka Stok

Terapi dhe genjeshtra

Autor: Irvin D.Yalom
SKU: 9789928208729

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Category:

Përshkrim

Nga autori i “Xhelati i dashurisë” dhe “Kur qau Niçja”, vjen një eksplorim provokues i marrëdhënieve të pazakonta që tre terapistë krijojnë me pacientët e tyre. Është historia e Simor Troterit, Ernest Lashit dhe Marshall Streidërit, të psikoterapistëve të cilët, në saj të fatit që lidhet me profesionin e tyre, ndajnë triumfet dhe dështimet, faktet dhe shkeljet, nderimet dhe poshtërsitë e punës së tyre si psikoterapistë.

Simor Troteri, një terapist i dorës së vjetër, akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale ndaj pacientes së tij. Marshall Streidëri, mbikqyrësi ambicioz e pompoz, zhvatet nga një mashtrues i maskuar si pacient. Ernest Lashi, terapisti i ri, i nxitur nga dëshira e tij e çiltër për të ndihmuar si dhe nga besimi i tij në terapi, shpik një qasje krejt të re ndaj terapisë, “një terapi të rrezikshme” e cila kanoset për të sjellë një rezultat shkatërrimtar.

Këta psikiatër e gjejnë veten të ngatërruar në situata për të cilat trajnimi i tyre klinik nuk i ka përgatitur. Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.

Komente mbi librin
“Një roman misterioz marramendës… Yalom sjell në këtë vepër artistike një mjeshtëri autentike të teknikave të psikoterapisë si edhe një gjenialitet për t’i treguar lexuesit se çfarë shtillet në të vërtetë në kokën e një psikoterapisti teksa ai ose ajo është duke trajtuar dikë.”

Los Angeles Times

“Një rrëfenjë e koklavitur gazmore… Ky mund të jetë romani më zbavitës dhe më i ndjeshëm i shkruar për psikanalizën.”

San Jose, Mercury Times

“Depërtimi i Yalom – it në profesionin e tij është i mprehtë e i pamëshirë, që të sjell në mendje Oliver Sacks – in dhe Stud Turke – in. Ky është një roman për këdo që dëshiron të dijë se si punon me të vërtetë mendja e një psikoterapisti.”

San Francisco Chronicle