Ka Stok

Te emertosh dhe klasifikosh ne ballkan

SKU: 9789928176073

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Category:

Përshkrim

Ky libër shqyrton procesin e emërtimit të vendeve dhe popullsive në Ballkanin e ditëve të sotme. Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dalë përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive: nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë.

Duke filluar nga Rumania e deri në Greqi, nga Turqia e deri në Kroaci, tekstet e përfshira në këtë libër synojnë të shpjegojnë këto procese në kontekstin ballkanik. Katër janë temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve në këtë libër: emërtimi i “vllehëve”, që janë një popullsi e shpërndarë në krejt gadishullin, por që është e lëvizshme dhe e vështirë për t’u dalluar; emërtimi i grupeve minoritare ose të dala nga gjiri i emigracionit në Greqi; politikat toponimike të përpunuara në shekujt XIX dhe XX në vendet e rajonit; nocioni i autoktonisë dhe artikulimi i tij përmes emërtimit të vendeve dhe grupeve të njerëzve.