Përshkrim
Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin “Mësues i Popullit” (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me botime në 5 gjuhë të huaja.
Ka marrë pjesë në shumë simpoziume kombëtare e ndërkombëtare dhe ka ligjëruar për historinë e gjuhës shqipe në universitete e qendra shkencore brenda e jashtë vendit. Është anëtar redaksie i disa revistave shkencore dhe pedagog i fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë të Universitetit të Tiranës.
Aktualisht është koordinator shkencor pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave. Vepra e tij më e rëndësishme “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.