Availability: In Stock

Shtrengime shpirti

Autor: Vera Peci
SKU: 9789928235916

800L

Category:

Përshkrim

Në përgjithësi, nisur nga mjaft motive poetike, poezia e Vera Pecit është tipike e një qytetareje të shqetësuar të botës, që konceptualisht mendon e vargëzon dhe në optikën poetike të saj hyjnë natyrshëm tema të përditshmërisë e tema të mëdha të kohës e universale, si raporti i njeriut të sotëm me ritmete zhvillimit aktual, vlerat dhe antivlerat si dhe ftohja globale njerëzore, kur botën e shqetëson me të drejtë ngrohja globale. Autoren e shqetëson pikërisht kjo ftohje globale në raportet njerëzore, të cilës i kundërvihet. Vendlindja për Vera Pecin, në njëfarë mënyre, është si laborator nëpër të cilin kalojnë të gjitha ndjesitë e femrës shqiptare të emancipuar e me shpirt të ndjeshëm poetik, kalojnë dukuritë, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, kalojnë idetë, mesazhet dhe filozofia e saj, që përshkojnë shumicën e poezive në këtë vëllim, të cilat, nëse shprehemi në të folmen metaforike të asaj treve apo në gjuhën e pasionit tjetër të saj, atë të këngës, janë sa “të kokës” aq dhe “të shpirtit”, në një harmoni të tillë, që bukurinë ua shton gegnishtja e saj verilindore, korrekte, tingëlluese, e brendshme dhe jo veshje, pasi ajo me sa duket, nuk mundet të poetizojë ndryshe dhe artikulimi poetik në gegnisht ia rrit bukurinë poezisë së saj, i jep peshë të veçantë e ndjeshmëri.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

263

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

0/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtrengime shpirti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *