Availability: In Stock

Shqiponja dhe Oktapodi

SKU: 9789928377302

1,400L

Category:

Përshkrim

Pjesë nga libri

Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë.”

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

344

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

20/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shqiponja dhe Oktapodi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *