Përshkrim
Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes “Shalli i zi e tregime të tjera” konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.
Një ndër lajtmotivet dominuese të këtyre novelave qëndron pikërisht në darën morale që pengon secilin prej nesh nga të jetuarit në mënyrë të shpenguar jetën dhe maskat që çdo individ është i detyruar të veshë për të qenë pjesë e shoqërisë.
Të ardhura në shqip me përkthimin mjeshtëror të Mustafa Greblleshit, këto novela ruajnë një shqipe të bukur.
Përmbajtja e librit
• Shalli i zi
• Nata e parë
• Tymi
• Erashka
• Djali tjetër
• Fraku i ngushtë
• Disa detyrime
• Dje dhe sot
• Bekimi
Mbi autorin
Luigi Pirandello është një ndër tregimtarët, dramaturgët, romancierët më në zë të letërsisë italiane. Fitues i çmimit Nobel më 1934, ai mbetet një ndër autorët më të dashur në Shqipëri. Novela të tjera nën titullin “Jeta lakuriq”, janë botuar gjithashtu nga Botime ÇABEJ.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.