Përshkrim
Not Specified
700L
E shkruar në vitet 1880 – 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë. Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës. Rrëfimi ishte shkaku që solli shkishërimin e tij nga kisha ortodokse, por ai krijoi gjithashtu edhe një lëvizje të re, Kristianët Tolstojanë, të cilët ndoqën mësimet e tij në të gjithë botën, pavarësisht se vetë Tolstoi u tha atyre të ndjekin ndërgjegjen e vet dhe jo mendimet e tij. Rrëfimi i Tolstoit vjen në shqip për herë të parë.
3 stok
Not Specified
| Autori | |
|---|---|
| Gjuha | |
| Shtëpia botuese | |
| Shkrimtarët | |
| Short Description | |
| Rafti # | 18/13 |
| Pesha | |
| Website Stock |