Përshkrim
Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast “kur jam”, por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante veten në shtëpi.