Përshkrim
Not Specified
1,000L
Shpjegimi i alkimisê sê fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë… Edhe gjuha e Cortázar-it eshte fiksion, e sajuar me kujdes, një artific aq efikas sa që duket natyror, nje e folur e riprodhuar e jetés, që shkon tek lexuesi duke rrjedhur drejtpërdrejt nga ato gojë dhe ato gjuhë të gjalléruara të burrave dhe grave prej mishi e gjaku, një gjuhë aq e tejdukshme dhe aq e rratshtë.. sa që ngaterrohet me ato që emërton, me situatat, me sendet, me. qeniet, me peizazhet, me mendimet, për t’i shfaqur më mirë në. autenticitetin dhe vërtetésine e tyre, si nëpërmjet një shkëlqimi te përkore që i ndriçon se brendshmi.
Not Specified
| Autori | |
|---|---|
| Gjuha | |
| Nr i faqeve | 364 |
| Shtëpia botuese | |
| Shkrimtarët | |
| Short Description | |
| Rafti # | 6/1 |
| Pesha | |
| Website Stock |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.