Përshkrim

Mitsuko, një mësuese në shkollën Kitamura, grish thashetheme dhe kuriozitet te prindërit e nxënësve të saj për shkak të jetës së saj private të panjohur dhe metodës së mësimdhënies. Kureshtja nxitet edhe më kur ajo iu rrëfen fëmijëve përrallën e një princeshe të vogël që i është premtuar për martesë një qeni. Pas kësaj dite, në mënyrë të beftë, në shtëpinë e Mitsukos shfaqet një djalosh me trup të lidhur dhe me dhëmbët si të qenit i cili i deklaron asaj se ka ardhur të qëndrojë me të në shtëpi. Marrëdhënia romantike dhe e shfrenuar seksuale që nis midis të dyve intrigon banorët e qytezës, sidomos gratë që tjerrin plane për të zbuluar identitetin dhe motivet e këtij burri. Duke i thyer me mjeshtëri rregullat e folklorit e të fabulës, ky romanth nga Yoko Tawada konsiderohet tanimë një klasik modern çarmatosës dhe i paharrueshëm që thellohet mbi temën e seksualitetit dhe të erosit

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Qeni qe u be dhender”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *