Përshkrim
Libri “Pse dështojnë kombet” është zgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit nga Washington Post, Financial Times, The Economist, Business-Week, Bloomberg, Christian Science Monitor, Plain Dealer etj… Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?
A është kultura apo klima ajo që përcakton prosperitetin ose varfërinë? Apo gjeografia? Autorët pohojnë se asnjë nga këta faktorë nuk është as përfundimtar dhe as paracaktues.
Duke u bazuar në pesëmbëdhjetë vite hulumtime origjinale, Daron Acemoglu dhe James Robinson tregojnë se institucionet politike dhe ekonomike të krijuara nga njerëzit janë ato mbi të cilat bazohet suksesi ekonomik i një vendi (ose edhe mungesa e tij). Koreja, për shembull, është një komb jashtëzakonisht homogjen. Megjithatë, popullsia e Koresë Veriore është një nga më të varfrat në botë përderisa vëllezërit dhe motrat e tyre në Korenë e Jugut janë ndërmjet atyre më të pasurve. Dallimet mes dy Koreve janë për shkak të politikës që ka krijuar këto dy trajektore të ndryshme institucionale.