Përshkrim
Që nga Mesjeta, për dy komunitetet përbërës të Belgjikës, këtij vendi krahasimisht të vogël, që u bë i pavarur me këtë emër vetëm më 1830, ndërsa njihej më parë me emra si Vendet e Ulëta apo Flandra – pra, për valonët e jugut dhe për flamandët e veriut, çështja gjuhësore midis frëngjishtfolësve dhe flamandishtfolësve pati qënë vazhdimisht problem i mprehtë.
Ndikimi francez, i pranishëm prej shekujsh në Belgjikë, u shtua pas Revolucionit dhe, deri në pavarësinë nga Hollanda në 1830, gjithë pushteti ishte përqëndruar në duart e aristokracisë frëngjishtfolëse, kurse flamandët vlerësoheshin si qytetarë të dorës së dytë brenda vetë vendit të tyre, ndaj dhe ishte e natyrshme qe , duke filluar prej shekullit XVIII, të lindej e të nxitej Lëvizja Flamande me qëllim daljen përfundimtare nga një varg zgjedhash të njëpasnjëshme, romake, burgonjase, spanjolle e napoleonase.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.