Përshkrim

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.

I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik.

Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë.

Mario Vargas Llosa na fut në atmosferën e Limës gjatëkohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me tëcilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti.

“Pesëqoshet” nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell njëhistori të ethtë politik edhe erotike të Perusë së tij të trazuar.