Përshkrim

Historia e komunikimit në Islam si dhe historia
e vetë kulturës islame, janë histori të mënyrës
së qasjes së myslimanëve ndaj nocionit të ilm-it
dhe aktualizimit të tij në shoqëri. Nëse shihet nga
ky këndvështrim, historia myslimane zbulon
tri transformime të mëdha të kulturës islame:
dy transformimet historike janë produkte të dy
qasjeve diametralisht të kundërta ndaj konceptit
të ilm-it; transformimi i tretë, ku synohet një
sintezë e re, është fushëveprim i bashkëkohësisë
dhe i së ardhmes. Ky relacion variabël ndërmjet
kulturës myslimane dhe konceptit të ilm-it sa
e zbulon historinë myslimane, po aq edhe e
ndriçon rrugën e mundshme në të ardhme të
qytetërimit mysliman.