Availability: In Stock

Pasqyra e dhimbjeve tona

SKU: 9789928931337

Çmimi origjinal qe: 1,500L.Çmimi i tanishëm është: 1,350L.

Category:

Përshkrim

Pas Mirupafshim atje lart, që fitoi Goncourt më 2013 dhe qëndroi në krye të klasifikimeve letrare për një kohë të gjatë, dhe romanit të dytë po aq të suksesshëm, Ngjyrat e zjarrit, Pierre Lemaitre e mbyll trilogjinë e tij të shkëlqyer kushtuar periudhës ndërmjet dy luftërave me Pasqyra e dhimbjeve tona, një roman epik për madhështitë dhe mjerimet e një shoqërie të shtypur nga Historia, që tingëllon po aq aktual edhe sot.

Prill 1940. Luizë Belmonti, tridhjetëvjeçare, vrapon e zhveshur dhe e mbuluar me gjak në bulevardin Montparnasse. Për të kuptuar situatën makabre që sapo ka përjetuar, kjo mësuese e re duhet të zhytet në çmendurinë e një momenti historik të papërsëritshëm, ndërsa trupat gjermane avancojnë drejt Parisit dhe ushtria franceze është në shpërbërje totale.

Askush nuk e ka parashikuar katastrofën, aq më pak Luiza, e cila do të detyrohet të arratiset si miliona të tjerë të kapluar nga paniku, në një vend të zhytur në kaos. Dhe pikërisht gjatë eksodit dramatik nga kryeqyteti, ajo do të rindërtojë historinë e jetës dhe origjinës së vet, duke zbuluar se kjo luftë, si të gjitha të tjerat, sjell me vete një varg të madh heronjsh, por shpesh edhe maskarenjsh.

Sekrete familjare, personazhe të forta, dashuri të zjarrta, kthesa të papritura, farsë dhe tragjedi, aventura dhe fatkeqësi ndërthuren në këtë histori.

Pasqyra e dhimbjeve tona është një roman i mrekullueshëm për peripecitë e personazheve, që, përballë pasojave shkatërruese të luftës, luftojnë të ruajnë të paprekura iluzionet e tyre më intime.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

494

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Rafti #

1/3

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pasqyra e dhimbjeve tona”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *