Availability: In Stock

Paqja e pergjakur e Adamit

Autor: Agron Tufa
SKU: 9789928391049

1,200L

Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.

Përshkrim

Jeta e qetë e Adam Zaganjorit tronditet pakthyeshëm kur çdo gjë që ai ka ndërtuar me sakrifica i shkulet duarsh me forcë e dredhi. Goditjen e fundit fatale ia jep e shoqja duke e privuar nga gjithçka që përbënte botën e tij. Adam Zaganjori përfaqëson të dëbuarin e përjetshëm që ëndërron dhe përmallet për një strehë shtëpiake.

Romani shkapërcen shpejt tonet e para idilike. Vrapi rrënues i ngjarjeve na kalon para syve si shthurja e një thurime me shtiza, të cilën nuk mund ta ndalosh, derisa Adamit i mbetet vetëm një dëshirë për të cilën qe lutur: “të zinte vend i pari përbri së ëmblës, mamasë së tij të vetmuar, në rreshtin e paplotësuar të varreve familjare”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

320

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Paqja e pergjakur e Adamit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *