Përshkrim
Lindja e të birit e shtyn Lusin, një argjentinase njëzetvjeçare, t’u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë.
Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri?
Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbëngulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit. Historia që zbardhet pak nga pak, është ajo e një vendi të ndarë e të copëtuar nga një regjim terrori, e një vendi të plagosur nga torturat, tmerri i zhdukjeve, fshehja famëkeqe dhe tradhtia e harresës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.