Availability: In Stock

Nje monument i perbashket

Autor: Raino Isto
SKU: 9789928373403

Çmimi origjinal qe: 1,500L.Çmimi i tanishëm është: 1,350L.

Category:

Përshkrim

Realizmi socialist si histori dhe metodë”, ese kritike nga studiues shqiptarë dhe të huaj, përzgjedhur nga Raino Isto (me përkthime nga Jerina Dushku dhe Bashkim Shehu).

Realizmi socialist u bë forma mbizotëruese e prodhimit artistik në Shqipërinë e pasluftës, duke prodhuar një korpus veprash arti, një sistem të arsimit artistik dhe një ansambël teorik dhe ideologjik të një shkalle që i tejkalonte të gjitha zhvillimet artistike pararendëse e pasardhëse. Por janë bërë pak tentativa studimore për ta vendosur prodhimin artistik të periudhës së socializmit në Shqipëri brenda një kuadri krahasues. Kjo përmbledhjeje tekstesh synon t’i vendosë pranë e pranë shkrimet vendase mbi realizmin socialist me disa prej interpretimeve më të rëndësishme botërore të këtij fenomeni, duke paraqitur disa studime kyçe mbi realizmin socialist nga autorë si Katerina Clark, Boris Groys, Christina Kiaer, Gëzim Qëndro, dhe Christine Ho. Ky vëllim përfytyron artin e periudhës socialiste si pjesë të një përpjekjeje të përbashkët, me shtrirje në një sërë kontinentesh, e cila e transformoi në mënyrë thelbësore trajektoren e artit të shekullit XX.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

330

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

6/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nje monument i perbashket”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *