Përshkrim
Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve 30′ të shekullit XIX. Figuria e Peçorinit në romanin “Një hero i kohës sonë” të Lermontovit përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit.
Peçorini, sikurse edhe Eugjen Onjegini i Pushkinit, të sjellin ndër mend qartësisht antiheronjtë bajronianë të fillimshekullit XIX. Këta libra u bënë burim frymëzimi edhe për kryeveprat e Tolstoit dhe të Dostojevskit, dhe i paraprinë në mënyrë brilante prozës ekzistencialiste të shekullit XX.
Satirë e hidhur e kohës së vet, po aq sa edhe një përsiatje që i qëndron kohës për mbijetesën në një univers të veçuar dhe absurd, “Një hero i kohës sonë” është vepër e rrallë në letërsinë ruse dhe në botën moderne.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.