Availability: In Stock

Një fillim i ri

SKU: 09903

1,200L

Libri i sapo botuar „Një fillim i ri“ është libri i dytë i botuar i autores Valentina Rexhaj i botuar në gjuhën Shqipe dhe profesionalisht i përshtatur dhe redaktuar nga Ekrem A. Kryeziu, ballina e realizuar nga Premtim Sermaxhaj dhe botues është shtypshkronja „Shkrola“, Prishtinë.Libri „Një fillim i ri“ është një libër tejet interesant, si rezultat i meditimeve e hulumtimeve të Autores të studiuara thellësisht dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha rrafshet shoqërore, njerëzore dhe t‘natyrës. Autorja përmes ballinës së librit të saj ka spikatur dy elemente domethënëse të reflektimit të librit dhe mesazhit që ajo do ta përqon përmes librit të saj! Ngjyrat e lehta të një shpërthimi të rëndomt ngjyrash na japin të kuptojmë botën e mixuar emocionale, diversitetin dhe abstraktën. Ndërsa Flutura në ballinë lë të nënkuptohet: bukuria, pastërtia, sinqeriteti, dëshira për t‘kërkuar të mirën dhe dëshira për të gjetur më të mirën…Autorja Rexhaj që në hyrje të librit flet për raportet gjithëpërfshirëse jetësore e njerëzore, ajo shtjellon me shumë mjeshtëri horizontet e pozitivitetit dhe filozofisë si të mësohemi të punojmë me vehtën tonë, optimizmin dhe rrugën për të nisur hapat e parë drejt një ndryshimi të rrënjshëm qysh nga mbrendia e shpirtit. Duhet theksuar gjithashtu se libri „Një fillim i ri“ nuk është një libër i rëndomtë që mund të lexohet lehtë dhe në anën tjetër është gjithashtu libër zbavitës dhe se për ta nxjerrur dhe kuptuar mesazhin e Autores lypset një angazhim, përqëndrim dhe reflektim.Libri i autorës është ndarë dhe përshtatur profesionalisht edhe me nëntituj temash, e ku do të gjeni edhe thënie të cituara nga autorë të mëdhenjë si: Francis Scott Fitzgeralda, Paulo Coelho e shumë të tjerë.Autorja kur ka bërë ndarjen e temave, ajo i ka skalitur mjeshtërisht edhe nëntitujt për ti ofruar lexuesve të librit të saj një rimim dhe kënaqësi të paimagjinueshme që mund të përdoret në shkrime të tilla në libra, ajo gjithashtu me shumë kujdes këtë libër ja dedikon të gjitha kategorive shoqërore.Autorja Rexhaj me këtë libër gjithashtu mund të themi se ka mjeshtruar një manual që lexuesit e saj do të mund ta përdornin në jetët e tyre të përditshme. Ajo flet në vetën e parë dhe pa asnjë kompleks flet mbi jetën e saj dhe ajo shkon edhe një hap më larg me modestinë e saj dhe nxjerr edhe botën emocionale të saj. Ajo këshillon, lut, supozon, jep kurajo për vetvlerësim, i flet lexuesve të saj për falenderimet, për frikën, ballafaqimin, flet për realitetin, flet për zemërimin flet për pasurinë, flet mbi shëndetin, flet për dashurinë dhe të gjitha ato emocione që jetët tona na përbëjnë dhe ajo përmes librit të saj na jep një leksion duke na e bërë më të lehtë nisjen e një fillimi të ri për ti përjetuar dhe përvetsuar ato në jetët tona.Autorja përmes veprës „Një fillim i ri“ dëshmon se ka një bagazh të pashtjerrshëm pjekurie, dhe në stilin e saj ajo na përshfaqë një vetëdije të lartë që lexuesit do të impresionohen.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Një fillim i ri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *