Availability: In Stock

Nga deshira digjem…

SKU: 10012

1,000L

Për poetët e periudhës helenistike, Sapfoja ishte e barabartë me muzat, ndaj dhe u quajt “Muza e Dhjetë”. Për bashkëvendësit e saj në ishullin e Lesbosit ishte kaq e rëndësishme, saqë me fytyrën, emrin dhe instrumentin e artit të saj, lirën, emetuan edhe një monedhë, praktikë që në atë periudhë zbatohej për sundimtarët e fuqishëm, ose njerëzit e shquar. Teksa jetoi dhe krijoi gjatë një periudhe krejtësisht të dominuar nga meshkujt, ruajtja e poezive të saj, qoftë dhe në formë të pjesshme, tregon se kemi të bëjmë me një poete krejtësisht të pashoqe, të vlerësuar dhe të nderuar nga bashkëkohësit dhe pasardhësit. Mes gjithë korit burrëror të autorëve të periudhës paraklasike dhe klasike, demoni i Sapfosë (ku “demon” do të thotë “hyjni”) është zëri unik femëror, që vijon të përbëjë pikë referimi edhe për artet e sotme, duke u pasuruar vazhdimisht me tekste që rilexohen apo zbulohen mes gjetjeve të reja.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nga deshira digjem…”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *