Përshkrim
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.