Availability: In Stock

Në mes të urës

SKU: 9789928388179

1,200L

“Në mes të urës” e sjell ish-gjyqtarin dhe ish-ministrin Shefqet Muçi, në moshën tetëdhjetëvjeçare si një shkrimtar. Ngjarjet që tregohen në faqet e librit janë të vërteta, bëhen më të thjeshta për lexuesit dhe marrin, natyrën e tregimeve letrare. Jo vetëm rreket të riprodhojë ngjarjet më saktësinë që kanë ndodhur, siç i ka dëshmuar dhe gjykuar, por edhe të hyjë në piskën e personazheve. Thotë se është munduar të jetë objektiv, të vlerësojë provat e të zbatojë ligjin në fuqi. Ligjet nuk i bën gjyqtari. Ai i zbaton, i pëlqen apo nuk i pëlqen ato…

Përshkrim

“Në mes të urës” e sjell ish-gjyqtarin dhe ish-ministrin Shefqet Muçi, në moshën tetëdhjetëvjeçare si një shkrimtar që jo vetëm rreket të riprodhojë ngjarjet më saktësinë që kanë ndodhur, siç i ka dëshmuar dhe gjykuar, por edhe të hyjë në piskën e personazheve-të tij- që i has në më të shumtën e rasteve – në bankën e të pandehurve e të akuzuarve, të kuptojë motivet dhe si një arkitekt letrar të ndërtojë më tej karakteret.

Personazhet në librin e Shefqet Muçit, botim i shtëpisë botuese universitare “UET PRESS”, nuk janë fryt i trillit dhe imagjinatës letrare të autorit, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën togën e zezë të gjyqtarit.

Në përpjekjen për të risjellë në kohën e sotme njerëz dhe ngjarje që i përkasin një tjetër dimensioni kohor, autori rreket të rindërtojë të kaluarën e tij nëpërmjet kujtesës dhe për ta ribërë atë, i duhet të rikthehet nëpër një shteg të mbuluar e disi të harruar nga vitet”, shkruan në parathënien e librit, studiuesi dhe kritiku i letërsisë, Ermir Nika.

Nëntitulli i librit, Rrëfime nga Jeta e një gjyqtari, të krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një libër të llojit autobiografik. Autori e gërsheton veten si rrëfimtar dhe personazh. Mes tregimeve, që janë në thelb disa prej çështjeve më përfaqësuese që ka gjykuar – qysh prej vitit 1968, kur e mori detyrën në Gjykatën e Kukësit – ai përshkruan stacionet e jetës profesionale dhe personale, por edhe sjell në sfond tablonë politiko -shoqërore nën regjimin diktatorial.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

243

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në mes të urës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *