Availability: In Stock

NDALESA E FUNDIT AUSCHWITZ – SI ARRITA T’I MBIJETOJ TMERRIT 1943-1945

Autor: Eddy De Wind
SKU: 9789994306985

1,200L

Një dëshmi unike, e shkruar mes mureve të kampit, për të mos harruar tmerrin e Aushvicit.

Përshkrim

Aty nga fundi i vitit 1944 gjermanët nisin braktisjen e Aushvicit, ndërkohë që Ushtria e Kuqe po afrohet. Marrin me vete shumicën e të burgosurve të mbetur duke i detyruar t’u nënshtrohen marshimeve rraskapitëse drejt kampeve të përqendrimit të Gjermanisë. Për t’i shpëtuar atij fati Eddy De Wind fshihet në njërën nga barakat, në një kapicë veshjesh; Friedeli, e shoqja, s’merr guximin të bëjë si ai. Disa ditë më vonë Eddy gjen një bllok të flakur tej dhe nis të shkruajë historinë e tij.
Ai dhe Friedeli u njohën në kampin transit të Westerborkut, në Vendet e Ulëta. Si të rinj e të shëndetshëm që ishin, i kishin vënë të punonin: Eddy si mjek, Friedeli si infermiere. Kishin ndenjur bashkë, ishin dashuruar dhe martuar gjithnjë brenda kampit, por ajo parantezë e brishtë qetësie e paqeje s’ishte e thënë të zgjaste. Hipur në karvanët e vdekjes, edhe ata ishin shpërngulur në Aushvic. Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.

ELIAZAR (EDDY) DE WIND (1916-1987) më 1941 ishte studenti i fundit hebre të cilit iu lejua të mbronte diplomën për Mjekësi në Universitetin e Leidës. I kapur në Amsterdam, ndërsa thellonte në klandestinitet njohuritë dhe formimin e tij si psikanalist, përfundoi në kampin transit të Westerborkut. Atje njihet dhe martohet me tetëmbëdhjetëvjeçaren Friedel, bashkë me të cilën internohet në Aushvic. Shkroi kujtimet e tij pak ditë pas çlirimit të kampit polak, ku qëndroi edhe disa muaj për të shërbyer si mjek. Më pas u nis në kërkimin e dëshpëruar që e çoi përsëri, thuajse për mrekulli të fatit, në krahët e së shoqes. Por pesha e papërballueshme që rëndonte mbi “të shpëtuarit” e vuri përfund dhe e dërrmoi edhe atë dhe Friedelin: në vitet Pesëdhjetë ata të dy nënshkruan dokumentin për divorc. Duke u bërë një psikanalist me emër, de Windi u interesua kryesisht për çrregullimet post-traumatike dhe ishte i pari që përshkroi “sindromën e të mbijetuarit”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

242

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description

Rafti #

4/4

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “NDALESA E FUNDIT AUSCHWITZ – SI ARRITA T’I MBIJETOJ TMERRIT 1943-1945”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *