Përshkrim
“Moshat e Lulusë”, romani i parë i Almudena Grandes, botuar në vitin 1989, me të cilin ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm që e ktheu atë në një shkrimtare kult të letërsisë erotike femërore.
Romani provokues që shkaktoi skandal në Spanjën e sapo dalë nga frankizmi dhe që po përballej me pasojat e një katolicizmi tradicional, i cili konsiderohet të ketë hapur një kapitull të ri të letërsisë erotike femërore. Përkthyer në mëse 20 gjuhë; shitur në mbi një milion e gjysmë kopje në mbarë botën. Fitues i Çmimit “La Sonrisa Vertical”.
Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.
Dhe ndonëse Pablo e kishte paralajmëruar qysh në fillim që të bënte kujdes për të mos ngatërruar dashurinë me seksin, e për të mos kapërcyer atë vijë të hollë që ndante rregullat e mirësjelljes prej imoralitetit, ajo befas gjendet e përthithur në një jetë aventurash ku gjithçka është duke u bërë gjithnjë e më e rrezikshme…
Koment mbi librin
“Almudena Grandes ia doli të çajë rrethin e zakonshëm të lexuesve të letërsisë erotike, duke mbërritur një gamë mjaft më të gjerë lexuesish nga ambiente sociale nga më të ndryshmit.”
El Mundo
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.