Përshkrim

Si në gjysmë ëndërr përjetova lumturinë e fëmijëve, që luanin në oborrin e atij fshati fqinj ndanë rrugës. Dritat e semaforit që fikeshin e ndizeshin. Nëpër kllapi më vargëzoheshin fragmente përjetimesh të gjalla, që ndërthureshin me skena të pajetuara më parë, fryt i dëshirës e peng i mundësisë.
Mandej kujtimet zhvendoseshin buzë një lumi, rrethuar me zallishte ku bretkosat e vogla hidheshin me dembeli nëpër gurë dhe vuanin nga thatësira. Mbi rrëpirën e dheut të lagur, ngrinin krye shtëpitë e fshatarëve, të lyera me gëlqere e rrethuar me gardh prej teli. Mandej përnjëherë, gjendesha në qytet, teksa bridhja rrugëve me Ninon e vogël, e ku askush nuk pyeste për zhurmën që krijonin përplasjet e miliona këpucëve në trotuare.
Më pas Nino zhdukej, dhe era që frynte krijonte boshllëqe, ku mungesa bëhej dhe më e dhimbshme. Fytyra që qanin, ngërdhesheshin e qeshnin si të harlisur në atë simfoni të çmendurish.
Gjithçka ngjante si një rrotullim rreth vetes në një dhomë të veshur me pasqyra asimetrike, ku këmbët pasqyroheshin më të mëdha; koka e hollë dhe veshët që gati s’dukeshin, i jepnin portretit tim një hije marroke, si për të vërtetuar se jeta i ngjante më fort një eksperimenti laboratorik, sesa një rrjedhe normale.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

127

Shkrimtarët

Shtëpia botuese

Short Description
Rafti #

2/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mos harro te me kujtosh”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *