Availability: In Stock

Me hapin e gaforres

SKU: 10016

Çmimi origjinal qe: 900L.Çmimi i tanishëm është: 810L.

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e ‘fajit gjerman’, që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Romani ka në qendër mbytjen në detin Baltik nga një nëndetëse sovjetike, në janar të vitit 1945, të anijes ‘Wilhelm Gustloff’, me 9000 refugjatë gjermanë, kryesisht gra dhe fëmijë. Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe të historisë detare, ku humbën katër herë më shumë jetë njerëzore se sa në rastin e Titanikut, e që megjithatë, për shumë dekada me radhë askush s’e përmendte. Por ndonëse i frymëzuar nga një ngjarje e ndodhur realisht, romani ‘Me hapin e gaforres’, si gjithë vepra e G. Grassit, ka një strukturë mjaft më komplekse, ku faktet përzihen me fiksionin dhe vetë gazetari që na rrëfen historinë, bashkë me familjen e tij, s’janë veçse personazhe të Gjermanisë së viteve 2000.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Me hapin e gaforres”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *