Përshkrim
Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta; për pak pjesë të botës është shkruar e debatuar kaq shumë në kohët moderne, duke mbetur njëkohësisht kaq shumë subjekt keqkuptimi e stereotipash.
Siç ka shkruar një studiues duke reflektuar mbi trashëgiminë e 50 viteve të studimit akademik të rajonit: “Proceset politike të Lindjes së Mesme shpërfillin observimin, dekurajojnë përgjithësimet dhe i rezistojnë shpejtimit”. Ky vëllim është i ideuar për të përmirësuar konceptimin tonë për Lindjen e Mesme duke hulumtuar gjerësisht marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.
Këto dy fusha studimi (Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat e Lindjes së Mesme) janë tepër të ndërvarura. Ky vëllim synon të ndihmojë mbushjen e vakuumit, të shkojë përtej disa argumenteve të përsëritur shpeshherë të jashtëzakonizmit që janë zbatuar rëndom në Lindjen e Mesme dhe të ofrojë një qasje të integruar në të cilën sillen së bashku disa ide e koncepte kyçe në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe disa tematika të studimeve të Lindjes së Mesme.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.