Availability: In Stock

Marksizmi dhe krishterimi

SKU: 07541

900L

MacIntyre është një nga filozofët më të rëndësishëm perëndimorë të fundshekullit XX. Kontributi i tij në filozofinë e moralit, veçanërisht me trilogjinë “After Virtue” (1981), “Whose Justice? Which Rationality (1988) dhe “Three Rival Versions of Moral Inquiriy” (1990), mbetet një ndër më të rëndësishmit në këtë disiplinë, dhe më gjerësisht në traditën e filozofisë analitike. Në “Krishterimi dhe marksizmi”, MacIntyre analizon lidhjet, ngjashmëritë dhe dallimet midis dy metanarrativave kryesore të perëndimit.Duke analizuar përmbajtjen dhe funksionet e marksizmit (dhe paralelet e këtyre me krishterimin), autori merr më gjerësisht në shqyrtim qasjet e mendimit politik modern ndaj marksizmit. Ai përpiqet të qëmtojë origjinat e botëkuptimit marksist në mendimtarë si Hegeli dhe Fojerbahu, për të marrë mandej në analizë disa tema kyçe të Marksit, disa prej kontradiktave të brendshme në filozofinë e tij, e më tej disa variante filozofike dhe tipare politike të marksizmit (nga Trocki, Lukesmburg, deri te Llukaç)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Marksizmi dhe krishterimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *