Përshkrim
Mora gjysmë flete letre dhe shkrova:
Rumania
Rusia – 90 për qind
Të tjerët – 10 për qind
Greqia
Britania e Madhe (në pajtim me SHBA) – 90 për qind
Rusia – 10 për qind
Jugosllavia – 50:50 për qind
Hungaria – 50:50 për qind
Bullgaria
Rusia – 75 për qind
Të tjerët – 25 për qind
Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.