Përshkrim
Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.
Unë nuk i tërheq mbrapsht këto fjalë që kam thënë për të. Por e gjitha kjo zbehet përpara pamjes që shpaloset tani përpara nesh. E kaluara me krimet e saj, çmenduritë dhe tragjeditë, zhduket. Unë shoh ushtarët rusë që mbrojnë tokën e tyre, fushat e tyre, të cilat baballarët e tyre i kanë punuar prej kohësh që nuk mbahen mend.
Unë i shoh ata se si po i mbrojnë shtëpitë e tyre, ku nënat dhe gratë e tyre luten – po, sepse ka kohëra kur luten të gjithë – për jetën e të afërmve të tyre, për kthimin e shtyllës së familjes, mbrojtësin dhe mbështetësin e tyre.
Unë shoh dhjetëra mjëra fshatra ruse që me mundim të madh nxjerrin nga toka bukën e përditshme, por ku, sidoqoftë, ka edhe gëzime të vërteta njerëzore, ku vajzat qeshin dhe ku lodrojnë fëmijët.