Përshkrim

Tre shokë, Dilani, Sofia dhe Kuini, vendosin të marrin pjesë në Lojën e Frikës, në pyll, për t’u përballur me frikërat e tyre më të mëdha. Çdo pjesëmarrës, kur regjistrohet, duhet të rrëfejë se nga çfarë tmerrohet më shumë.

Aktorët do ta inskenojnë këtë duke bërë që të gjithë ta jetojnë deri në fund. Mirëpo, fëmijët nuk e dinë se në pyll gjendet edhe një vrasës dhe se njëri prej tyre nuk do t’i mbijetojë Natës së Frikës.

Historia rrëfehet nga disa zëra. Në qendër të ngjarjes është Dilani, i cili i është besuar për kujdes familjes së shokut të tij të shkollës, Kuinit. Sofia e Kuini nuk dinë asgjë se cila është historia e jetës së Dilanit dhe se sa tragjike është ajo.

Sofia e padjallëzuar, fillon të hetojë për të, pasi do që t’i bëjë Dilanit një surprizë për ditëlindje: një album me foto nga shtëpia e tij, ku jetonte më parë, dhe kujtime të tjera.

Kur Sofia shkon në shtëpinë e Dilanit, pasi bind fqinjën që e lejon të hyjë, ajo gjen një foto. Në fakt, është një foto e vëllait të madh të Dilanit, i larguar më parë nga shtëpia.

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të shndërrohet në një kurth…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

175

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/1

Pesha

Website Stock