Availability: In Stock

Libri i pluhurit

SKU: 10302

1,500L

Malkolm Polstedi është njëmbëdhjetë vjeç, djalë kureshtar dhe i zellshëm. Ditën shkon në shkollë, ndërsa në mbrëmje ndihmon prindërit në hanin buzë lumit, si dhe bën ndonjë punë për llogari të murgeshave të manastirit aty pranë. Jeta e tij rrjedh e qetë, miqtë i ka të shumtë, argëtohet me Astën, daimonin e tij, sidomos kur lundrojnë me kanoen La Belle Sauvage. Kështu ndodh deri në ditën kur në han mbërrijnë tre tipa të mistershëm dhe deri kur murgeshave u besohet një vogëlushe vetëm disamuajshe, të cilën Malkolmi duhet ta mbrojë nga një rrezik i madh dhe me të cilën e ndien veten thellësisht të lidhur. Ajo është Lira. Bashkë me të, Malkolmi do të përballet me një sfidë vdekjeprurëse dhe me një udhëtim qe do ta ndryshojë përgjithmonë…