Përshkrim
Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës substancë.
Shkrimi kuneiformë që vjen nga një dimension i largët në kohë e në hapësirë përpiqet të japë një kod të kundërt për deshifrimin dhe rikompozimin e kimisë së ndjenjave në një rrëfim që kthen sensin e mirëfilltë të artit të romanit.
Koment nga Jan Rejzhek
Një polifoni zhanresh – nga miti te grotesku, nga drama psikologjike te ajo fantastike që, tashmë, ka staturën klasike të një cilësie që ne nuk e kemi parë që nga kohët e Bohumil Hrabalit. Me Zmeshkalin, një tregimtar i ri, i jashtëzakonshëm, i sinqertë e optimist është shfaqur në skenën e letërsisë çeke.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.