Ka Stok

Ese per gjuhet natyrale dhe gjuhet artificiale

Autor: Faik Konica
SKU: 9789928113214

Çmimi origjinal qe: 800L.Çmimi i tanishëm është: 720L.

Category:

Përshkrim

Vepër referenciale gjer edhe kohët e fundit për përkrahësit dhe kundërshtarët e gjuhëve artificiale, dhe veçanërisht të esperantos, kjo Ese, “goxha e pasur, goxha e shkruar mirë,”1 siç shprehet Apollinaire, shfaq përmasën enciklopedike dhe erudite të rilindësit shqiptar, poliglotizmin e tij, me njohuri të thella për gjuhët semitike e indo-europiane, nga më të lashtat e të rrallat – si persishtja e Zend Avestës apo gjuha pahlavi, sanskritishtja, gjuha e teksteve veda, greqishtja e vjetër, latinishtja, hebraishtja, arabishtja, turqishtja, etj. –, gjer në pothuaj krejt gjuhët e gjalla europiane. “Qoftë për parapëlqim, qoftë për zanat, kalova jetën time duke studiuar ligjet se si një gjuhë i zë vendin një tjetre, pa u kapur nga pamja e jashtme”, shprehet Konica në këtë Ese, ku lëvron me origjinalitet, me qartësi mendimi e pastërti të shprehuri vetë fushën e filozofisë dhe të krahasueshmërisë gjuhësore.
Mbështetur në studimet e gjuhëtarëve klasikë botërorë, por edhe tek autorë modernë të kohës së tij, Faik Konica depërton në këtë vepër në thelbin e vetë gjuhës, për të zbuluar mekanizmin e saj funksionues dhe vlerën e fjalës si motor i mendimit nga individi në shoqëri, brenda një gjuhe të caktuar, dhe nga një gjuhë në tjetrën në shoqëri të ndryshme gjatë procesit komunikues e përkthimor.