Availability: In Stock

Kujtimet e Adrianit

SKU: 9789994307463

1,400L

Category:

Përshkrim

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d’Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.

Perandori Adrian njihet veçanërisht për faktin se i dha fund politikës ekspansioniste të Perandorisë Romake dhe u përqendrua te konsolidimi i brendshëm përmes ndërtimit të fortifikimeve mbrojtëse në zonat kufitare, ku më i famshmi është Muri i Adrianit në Britaninë e Madhe, i ndërtuar për të ndalur barbarët britë të veriut të sulmonin jugun e romanizuar.

Romani ka formën e një letre që Adriani ia drejton kushëririt të vet dhe pasardhësit “Mark”, perandorit tjetër të respektuar Markus Aurelius. Perandori mediton mbi triumfet ushtarake, dashurinë, poezinë, muzikën, filozofinë dhe pasionin e tij për të dashurën Antinous. Yourcenar shkroi në pasthënien e vet të botimit origjinal se ajo e kishte zgjedhur Adrianin si subjekt të romanit pjesërisht për shkak se ai jetoi në një kohë kur Zotat Romake nuk besoheshin më, ndërkohë që Kristianizmi nuk qe vendosur ende plotësisht. Kjo gjë e intrigoi atë për një paralelizëm të dukshëm me Europën e pasluftës së Dytë Botërore.

Kjo vepër, njëherësh roman, histori, poezi është përshëndetur nga kritika franceze dhe botërore si një ngjarje letrare. Duke përfytyruar kujtimet e një perandori të madh romak, autorja ka dashur “të ribëjë nga brenda atë çfarë arkeologët e shekullit XIX kanë bërë nga jashtë”. Duke gjykuar pa iluzione jetën e tij dhe mandej veprën politike, Adriani e di se Roma, pavarësisht nga madhështia e saj, do të shkatërrohet një ditë, por realizmi romak dhe humanizmi i trashëguar prej grekëve e bëjnë të ndiejë rëndësinë e të menduarit dhe të shërbyerit deri në fund…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

316

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/6

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kujtimet e Adrianit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *