Availability: In Stock

Krabati-mulliri i dymbedhjete korbave

SKU: 10018

850L

Krabati eshte nje djale, katermbedhjete vjec, jetim. Nje nate ai sheh nje enderr te cuditshme. Ne enderr degjon nje ze te larget qe i kerkon te shkoje te nje mulli misterioz. Kur zgjohet prej gjumit, Krabati niset per rruge qe ta kerkoje mullirin. Aty gjen njembedhjete djem te tjere qe punojne si cirake. Krabati behet ciraku i dymbedhjete. Por shpejt merr vesh se, ne te vertete, s’behet fjale per nje mulli dosido, por per nje shkolle te magjise se zeze; vete, mullisi s’eshte mullis si gjithe te tjeret, por nje magjistar i fuqishem. Krabati perpiqet te mesoje sa me shume per magjine, por njekohesisht kupton se duhet te beje cmos te largohet nga ai vend. Kjo deshire i shtohet edhe me kur sheh nje vajze nga fshatrat aty afer, por njekohesisht nis te kuptoje se mullisi ka plane te tjera te mbrapshta per djemte. Ne fakt, shoket e tij nisin te vdesin njeri pas tjetrit nga aksidente te mistershme, dhe Krabati kupton se i duhet te vere ne perdorim gjithe magjite qe ka mesuar per te mposhtur mullisin-magjistar, qe te shpertoje nga ai vend bashke me vajzen.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Krabati-mulliri i dymbedhjete korbave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *