Përshkrim
Shkencëtari Roithamer ia ka kushtuar gjashtë vitet e fundit të jetës “Konit”, një godinë kjo me një ndërtim të përpiktë matematikor që ai e ka vendosur dhe ngritur në qendër të pronave të familjes së tij për nder të motrës së dashur. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i këtij projekti, ai befas vret veten. Ndërkohë miku i tij – emri nuk dihet – që po heton mes mijëra faqesh dorëshkrime, nxjerr në dritë enigmën e rrënimit të Roithamer-it. Ajo që shfaqet nëkëtë roman faqe më faqe është historia e një gjeniu “të dënuar” që të korrigjojë dhe përsosë pambarimisht perceptimet e veta, derisa zbulon se i vetmi përfundim logjik është mohimi i shpirtit të vet. I vlerësuar nga shumë kritikë si kryevepra e Thomas Bernhard-it, Korrigjimi është një përsihatje e përpunuar me mjeshtëri dhe e paharrueshme mbi tensionin midis dëshirës për përsosmëri dhe vetëdijësimit se ajo është e paarritshme.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.