Përshkrim
Not Specified
900L
Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga “fiku” dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat. Në intervistat dhe artikujt, tashmë edhe në librat e tyre flasin për peshën e dhunës që kanë mbajtur në kurriz, por nuk kujtohen të bëjnë autokritikë për dhunën që ushtrohej mbi të tjerët në kohën kur këta ish – aparatçikë të rënë në fatkeqësi ishin aparatçikë aktivë dhe faktorë të rëndësishëm në pushtetin e dhunës. Autori i librit dhe të ngjashmit e tij u “kujtuan” se ka burgje, kampe, hetuesi, gjyqe, tortura, dënime, spiunime vetëm atëherë kur këto të këqija ranë mbi kokat e tyre. Dhe tani revoltohen që këto mjete dhune paskan qenë në shoqërinë “më demokratike të botës” dhe zemëron shumë, por me kë vallë?! Me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me ministrat e Brendshëm, jo me sistemin, me partinë që i polli ata përbindësha, sepse sistemi, partia ishin të tyret, i kishin krijuar e rritur bashkërisht. Ajo parti që rrënoi ekonominë e vendit nxiti artificialisht “luftën e klasave” dhe e ndau shoqërinë shqiptare në “tanët” dhe në “armiq”; që ndërtoi sistemin e përbindshëm të spiunimit të përgjithshëm e reciprok midis njerëzve, spiunim që fillonte nga lart, nga anëtarët e byrosë politike, që spiunonin njëri – tjetrin tek Enver Hoxha, e deri poshtë në vatrat familjare, ku gruaja duhet të spiunonte burrin, djali të atin, vëllai vëllanë, nipi xhaxhanë e xhaxhai nipin, pa folur për kunetërit dhe për ata më të largëtit. Ishte ferri i komunizmit real.
Not Specified
Autori | |
---|---|
Gjuha | |
Nr i faqeve | 229 |
Shtëpia botuese | |
Shkrimtarët | |
Short Description | |
Website Stock | |
Rafti # | 2/5 |
Pesha |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.