Availability: In Stock

Komploti

Autor: Ben Blushi
SKU: 9789928371621

Çmimi origjinal qe: 1,400L.Çmimi i tanishëm është: 1,260L.

Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.

Category: Tag:

Përshkrim

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.

Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.

Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën.

Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.

Romani “Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, mandej me romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “Kryeministri”; esetë politike “Hëna e Shqipërisë” dhe “Letër një Socialisti”; librin me portrete “41 sekrete”. Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult” (2015) si eseist i vitit për “Hëna e Shqipërisë”, Çmimi Europian për Letërsinë (2014) për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, çmimi “Lumo Skëndo” (2022) për “41 sekrete”. Së fundi, Ben Blushi i është kushtuar artit të fotografisë

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Komploti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *